Vendosni fjalën kyçe....

“Rezistencë, godisni me çdo mjet” – Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës


Në veri të Kosovës, një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka nisur shpërndajen e fletushkave që nxisin qytetarët sebë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Fletushkat përmbajnë një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilave grupi u referohet si “Policia e Kurtit”, shkruan Telegrafi.

Teksti në e fletushkave

“Mbrojtja Popullore. Instruksione për rezistencë ndaj forcave të rendit të ‘Policisë së Kurtit’.”

“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.

Si duhet vepruar kur të shihni patrullën e policisë së Kurtit

Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lodra, gurë, vazo luleshvozë, Molotov)

Si duhet vepruar kur të shihni punonjësin civil të Kurtit

E pështyni, e shani, dhe në rast se të kundërpërgjigjet anashkalojeni, por në qoftë se është i vendosur atëherë qëllojeni me shuplakë.

Si është më së lehti të thyhet makina e policisë së Kurtit

Me gurë të rrumbullakët, me siguresën e dritave, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe di.

Udhëzim për bërjen e Molotivit

Një të tretat benzinë, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi, 30 gramë rërë për shishen njëlitroshe
Kundërvënie e detyrueshme

Kur policia e Kurtit e arreston ose keqtrajton serbin, detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur nga terrori

Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon

Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.

Lidhur me fletushkat ka reaguar Lista Serbe. Përmes një shkrimi në Facebook, iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien në provokime të tilla.

“Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime të tilla, kushdo që i ka kryer, janë kundër paqes dhe duken me qëllim të keq për destabilizimin e mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësojnë veten për incidente të reja të mundshme. Për dikë, padyshim, synimi është që serbët t’i paraqesin si të dhunshëm dhe t’i heqin presionet që ka për shtypjen e serbëve. Populli serb nga Kosova do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre me metoda paqësore”, thuhet në reagim.