Në Elbasan do të ngrihet Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Europian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para duke i dhënë një vëmendje sektorit minerar. Qendra do ngrihet me nga Qeveria Shqiptare me mbështetjen nga Bashkimi Evropian.
Përmes me thirrjeje të publikuar në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku fton ekspertët e fushës që të aplikojnë.
“Të gjithë ekspertët, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, mund të paraqesin aplikimet e tyre deri në datën 26 shkurt” shkruan Balluku.
Sipas njoftimit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë kërkohen në total 7 ekspertë të profileve të ndryshme. 2 ekspertë të sektorit të lëndëve të para minerare, 1 ekspert nga Universiteti/Akademia, 1 ekspert në përpunim dhe procesimin e lëndëve të para minerale, 1 ekspert në inovacion dhe sipërmarrje, 1 ekspert nga industria/biznesi dhe 1 ekspert në përgatitje dhe Menaxhim projektesh.
Kandidatë e interesuar duhet të depozitojnë aplikimet e tyre përmes adresës postare ose në zyrën e Arkiv-Protokollit pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Aplikimet janë të hapura nga data 12 deri më 26 shkurt.
Hapja e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para u njoftua nga Zv.Kryemistrja Balluku në tetor të vitit 2023.
“Kjo qendër, e cila do të ngrihet në qytetin e Elbasanit, është një hap i rëndësishëm drejt kthimit të vëmendjes në sektorin minerar, si një potencial i madh për ekonominë. Nëntoka e Shqipërisë ofron pasuri të shumta, e në këtë kontekst, Qeveria Shqiptare ka rikthyer vëmendjen ndaj këtij sektori për të bërë të mundur rivitalizimin e tij“, deklaron Balluku.