Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë që prej shkurtit 2022. Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta, ndërsa i pranishëm do jetë edhe vetë Zelensky.
Samiti për Ukrainën në Tiranë do të mbahet më datë 28 shkurt, ndërsa një ditë më pas, 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perendimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.