Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhja origjinale, klinike dentare punëson qenin si asistent për pacientët e vegjël (Video)


Nuk është sekret se përqafimi ose përkëdhelja e një qeni mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit për shumë njerëz.

Qentë janë gjithashtu të njohur për ngushëllimin e njerëzve në kohë fatkeqësie.

Një klinikë dentare në Ekuador përdori këtë “superfuqi” të qenve për të gjetur një mënyrë për të ndihmuar fëmijët e tyre pacientë të kapërcejnë frikën. Ata punësuan Aldon, qenin “e parë” ndihmës dentar.

Klinika dentare mban emrin “Parque Dental” dhe faqja e tyre në Instagram është e mbushur me pamje dhe video të ndryshme të qenit. Aldo, megjithatë, tërhoqi vëmendjen pasi historia e tij u shfaq në faqen e njohur në Instagram “We Rate Dogs”. Ata postuan disa nga fotot e tij së bashku me një mbishkrim përshkrues.

“Ky është Aldo. Ai është qeni i parë ndihmësdentar i Ekuadorit. Ai është trajnuar si një qen mbështetës emocional me aftësi të veçanta që e lejojnë atë të ndërveprojë me fëmijët dhe madje të qëndrojë me ta gjatë ndërhyrjeve. Ai ndihmon në uljen e stresit dhe ankthit të tyre, përmirëson përqendrimin dhe komunikimin, përforcon vetëvlerësimin e tyre dhe madje rrit besimin e tyre te dentisti.” – shkruhet në mbishkrimin që kanë postuar bashkë me fotot.