Vendosni fjalën kyçe....

Alabbar poston foto me Ramën 24 orë pasi opozita bëri kallëzim penal


Sipërmarrësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar ka postuar foto me Kryeministrin Edi Rama një ditë pasi opozita shqiptare bëri kallëzim penal ndaj tij për projektin Durrës Marina.

Në foton e postuar nga Alabbar shkruan se takimi i Ramës mes tij dhe Nabil Murad bëhet për të ndjekur ecurinë e projektit të Durrës Yacht&Marina që ka nisur ndërtimin në portin e Durrësit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe vëllai Nabil Murad pas një takimi për të ndjekur ecurinë e punës të projektit të Durrës Marina, pasuria e patundshme dhe zhvillimi i marinës më i madh në Mesdhe me kosto prej 2.5 miliardë dollarë”-shkruan Alabbar.