Një aksident i rëndë në punë i ka marrë jetën një punonjësi ditën e sotme në një pikë inertesh në Krujë.
Shtetasi Lulzim Balla, 38 vjeç, është përplasur nga një kamion i tonazhit të lartë gjatë kohës që ishte në punë.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.