Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve / Lazio mposht Bayern, PSG fiton me Real Sociedad


Lazio ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich.

Ekipi Italian triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj bavarezëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar dhe me pak raste shënimi.

Upamecano u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të të ndeshjes pasi shkaktoi penallti e cila u shndërrua në gol dy minuta më vonë nga Ciro Immobile.

Nw sfidwn tjetwr PSG fitoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Edhe nw kwtw sfidw, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ishte Kylian Mbappe që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 58-të, pas asistimit nga Marquinhos.

Barcola më pas dyfishoi epërsinë e kampionit të Francës në minutën e 71-të pas asistit të Fabian Ruiz.