Vendosni fjalën kyçe....

Makina futet përmes urgjencës së spitalit në SHBA, humb jetën një person (Video)


Një makinë është përplasur në një dhomë urgjence në një spital të Teksasit, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur disa të tjerë, përfshirë fëmijë, sipas zyrtarëve vendas.

Automjeti u përplas në hyrje të Qendrës Mjekësore “St. David’s North Austin” rreth orës 17:30 të së martës në mbrëmje, thanë autoritetet, duke vënë në dukje se dy fëmijë dhe një i rritur pësuan “lëndime potencialisht të rënda”.

Dy të tjerë pësuan “lëndime jashtë rrezikut për jetën”, shtoi shërbimi i urgjencës, pasi raportoi fillimisht gjithsej 10 persona të plagosur.

Detektivi i policisë Carey Chaudoir më vonë konfirmoi  vdekjen e një personi, ndërsa departamenti i policisë së qytetit vuri në dukje se përplasja dukej të ishte e paqëllimshme.

Shoferi vdiq në aksident, megjithëse Chaudoir vuri në dukje se ishte e paqartë nëse aksidenti ishte shkaku.