Një konkurs ndryshe pritet të zhvillohet nesër në Tiranë, ku pjesmarrës në të do të jenë personat me aftësi të kufizuar.
Projekti i cili zbatohet nga organizata jofitimprurëse në Zagreb, Kroaci “Shoqata e Më të Ndjeshmëve në Trajnim” (UNUO), synon të promovojë talentet në fushën e gastronomisë, ku në rolin e kuzhinierëve do të jenë personat me aftësi të kufizuara.
Gatimet e tyre do të vlerësohen nga një juri, e cila në fund do të shpallë dy fitues, të cilët do të vijojnë garën per konkursin final në Zagreb, Kroaci, Tetor 2024.
Njoftimi:
Caritas Shqiptar, me iniciativën Ambasadës së Republikës së Kroacisë i bashkohet konkursit “Luga e Cupit 2024”.
Ky është një projekt i cili zbatohet nga organizata jofitimprurëse në Zagreb, Kroaci “Shoqata e Më të Ndjeshmëve në Trajnim” (UNUO) me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europiane të Republikës së Kroacisë dhe të Dikasterit për Kulturë dhe Edukim të Selisë së Shenjtë.
Ky aktivitet ka për qëllim të mbledhë sëbashku persona me aftësi të kufizuara në një konkurs gatimi ku secili prej pjesëmarrësve do të paraqitet para jurisë me një gatim/cocktail ne lidhje me përgatitjen e recetës që do të prezantojë secili.
Ditën e enjte, më datë 15 shkurt 2024, nga ora 11.00 deri në orën 13.00, në ambientet e Caritas-it Shqiptar, zhvillohet konkursi me titull “Luga e Cupit” (Cupis’ Spoon).
Gjatë këtij eventi, i cili synon të promovojë talentet në fushën e gastronomisë, në rolin e kuzhinierëve do të jenë personat me aftësi të kufizuara. Gatimet e tyre do të vlerësohen nga një juri, e cila në fund do të shpallë dy fitues, të cilët do të vijojnë garën per konkursin final në Zagreb, Kroaci, Tetor 2024.
Aktiviteti organizohet nga Shoqata jo-fitimprurese “Shoqata e Më të Ndjeshmëve në Trajnim” (UNUO) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Tiranë.