Vendosni fjalën kyçe....

Rama pritet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Së shpejti nënshkruajmë marrëveshjen për tregtinë e lirë


Kryeministri Edi Rama është pritur në Abu Dhabi nga Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Teksa ka ndarë foto nga takimi, Rama ka zbardhur edhe fokusin e bisedës.

Kreu i qeverisë thotë se kanë folur për bashkëpunimin mes dy vendeve, në disa fusha si turizmi, energjia e tregtia. Rama bën me dije se së shpejti mes dy vendeve do të nënshkruhet një marrëveshje për tregtinë e lirë.

“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama.