Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që çojnë në përshkallëzimin e tensioneve


Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të çojnë në eskalim të mëtejshëm të tensioneve. Ai ka thënë se rruga përpara për Kosovën dhe Serbinë është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe ka thënë se inkurajon të dy palët që të angazhohen me mirëbesim në procesin e negociatave, shkruan Gazeta Express.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tutje tensionet në rajon. 

Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”, ka thënë Stoltenberg, raporton Express.

Ai tha se shkaku i sulmeve të ndodhura në Kosovë gjatë vitit të kaluar, vendet aleate të NATO-s kanë shtuar prezencën e tyre në Kosovë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet dhe për t’u siguruar në përmbushjen e mandatit të marrë nga Kombet e Bashkuara. 

“Si rezultat i sulmeve që kemi parë në Kosovë vitin e fundit, NATO ka rritur prezencën. NATO është aty për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet dhe kemi shtuar qindra trupa që të sigurohemi që të përmbushim mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara”, ka përfunduar Stoltelberg.