Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane mesazh: Sekretari Blinken takim me drejtues të sistemit të drejtësisë


Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social facebook, ka bërë me dije disa nga detajet kryesore nëpërmjet të cilave do përqëndrohet vizita e Blinken në Tiranë.

Në njoftim thuhet se Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës.

Gjithashtu pritet dhe një takim me drejtues të sistemit të drejtësisë.

Postimi i plotë

“Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken!

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës”, shkruan ambasada.