Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi zbulon hapin e rradhës: Takim i partive politike të opozitës për krijimin e ‘Koalicionit të Opozitës së Bashkuar’


Opozita ka paralajmëruar një lëvizje tjetër, pasi bashkimit të grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimit.

Bardhi  përmes një mesazhi lajmëron se të premten ora 12:00  do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

“Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.  Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat.  u falenderoj!”, shkruan Bardhi.