Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Për herë të parë në një vizitë zyrtare, një Sekretar Shteti takon vetëm përfaqësues të një partie


Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken duke thënë se ishte e hidhur për vendin tonë, pasi sipas tij ishte vizitë në Shqipërinë moniste.

“Sot në Shqipëri erdhi kryediplomati, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA, presidentin e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve mes Shqipërisë me SHBA dhe vendet e tjera, ka qenë për të vazhduar miqësinë. Asgjë nuk i lëkund qëndrimet tona properëndimore.

Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashtë e një sekretari shtetit, që nga vitit 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë në Shqipërinë moniste.

Për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shtetit takon vetëm përfaqësues të një partie, presidentin, lali vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, e me radhë.

E vërteta është se nuk mund të them se ai do të donte një protokoll të tillë, por Shqipëria sot është moniste. Rama dhe linda e Parlamentit preferuar të mbajnë përjashtimin e deputetëve të opozitës dhe të mos ftojnë sekretarin të mbajë fjalën në Parlamentin. Gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist”, tha Berisha.