Vendosni fjalën kyçe....

Blinken në rrjete sociale: Faleminderit Ambasadës së SHBA për punën e rëndësishme, nga reforma në drejtësi te afganët


Ndërkohë që vijon takimet në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një reagim në rrjete sociale duke falenderuar ambasadën e SHBA për punë e rëndësishme që ka bërë duke nisur nga mbështetja e reformës në drejtësi.

“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.