Viziita e Sekretarit të Shtetit Blinken ka “rikthyer” në Tiranë ish-ambasadoren amerikan Yuri Kim, e cila u largua nga Shqipëria në qershor të vitit 2023.
Kim i e cila drejtoi ambasadën amerikane në Tiranë për disa vite para se të emërohej në një post më të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Qëndrimi i saj në Tiranë si ambasadore është shoqëruar me përlasje të shumta me kreun e Rithemelimit Sali Berisha pas shpalljes së këtij të fundit non grata nga SHBA-ja në në maj 2021.
Berisha gjatë turit të tij pas shpalljes non grata po edhe në shumë deklarata e intervista e ka akuzuar Yuri Kim-in se sillej si “Guvernatore” në Shqipëri duke shkelur ligjin e konventat ndërkombëtare.
Po kështu ai e akuzuar se ajo ka vepruar kundër opozitës shqiptare në shërbim të kryeministrit Rama.
Ish-ambasadorja amerikane Kim i është përgjigjur asokohe Berishës duke e qajtur atë e shkuara dhe duke i bërë thirrje PD-së zyrtare të Bashës që të distancohej prej tij.
Kim pritet të largohet mbrëmjen e sotme bashkë me Sekretarin amerikan Blinken.