Fatmir Mediu ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan Blinken dhe mosqenien në axhendën e tij të një takimi me opozitën.
Në një deklaratë para hyrjes në Kuvend ai tha se në vizita të këtyre përmasave nuk flitet për palë në politikën e brendshme po për Shqipërinë.
“Axhenda e Blinken bëhet nga DASH-i. Vizitë e rëndësishme. Tregon marrëdhëniet me Shqipërinë. Kur vjen Sekretari i Shtetit nuk flitet më për palë, flitet për Shqipërinë”, tha Mediu.
Sipas axhendës së zbardhur nga DASH-i, Blinken do takojë punonjësit e ambasadës amerikane, presidentin Begaj, afganët e strehuar në Shqipëri , një grup të rinjsh dhe në fund kryeministrin Rama.
Ndërkohë nuk ka në axhendën e tij asnjë takim me përfaqësues të opozitës, me ish-kryeministrin Berisha i cili është në arrest shtëpie dhe është shpallur non grata prej tij.