Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani nënshkruan një marrëveshje në ambientet e Kryeministrisë dhe fill pas saj, nisi konferenca për shtyp që përmbyll edhe vizitën 6 orëshe të shefit të diplomacisë amerikane. Kryeministri Rama tha gjatë konferencës, se vizita e Blinken vinte në një periudhë të trazuar për botën.
Rama: Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për këtë situatë të trazuar.
Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë por edhe vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni.
Natyrisht nuk mund të mos e ndaj me publikuan keqardhjen që një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynuh ju zgjodhën ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman. Ne tonën e bëmë.
Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe niveli i ndërveprimit dhe mirëkuptimit mes nesh.
Me vjen mirë që kjo vizitë koiçidon me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.