Vendosni fjalën kyçe....

Opozita nis mobilizimin në bazë për protestën e 20 shkurtit, përfaqësues të “Rithemelimit’ takim me strukturat në Mat


Protesta e planifikuar e opozitës që do të mbahet me 20 Shkurt në Tiranë, ka bërë që të vihen në lëvizje strukturat në bazë.

I deleguari i Partisë Demokratike të grupit të “Rithemelimit”, Çlirim Gjata zhvilloi një takim me strukturat drejtuese në Mat për t’i angazhuar ata në protestën kombëtare të 20 Shkurtit. Gjata tha se këto takime po vërtetojnë se opozita është më e bashkuar se kurrë për të luftuar kundër qeverisë.

Sipas Gjatës, ka qenë bashkimi i Partisë Demokratike ai që ka trembur Edi Ramën, me urdhër të të cilit SPAK vendosi në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përsa i përket bashkimit PD zyrtare që përfaqësohet nga Lulzim Basha, Çlirim Gjata shtoi se tashmë me bashkimin e fundit atij nuk i ka mbetur askush pas vetes, ndërsa vazhdon t’i shërbejë Edi Ramës.