Vendosni fjalën kyçe....

Putin thirrje familjeve ruse: Nëse doni të ruani identitetin e kombit duhet të lindni fëmijë


Familjet ruse duhet të lindin të paktën dy fëmijë për hir të mbijetesës etnike të kombit dhe tre ose më shumë nëse duan të zhvillohen dhe të lulëzojnë, tha Presidenti Vladimir Putin të enjten.

Rusia ka pësuar viktima të shumta, por të pazbuluara që nga fillimi i luftës së saj në Ukrainë gati dy vjet më parë, dhe qindra mijëra njerëz janë larguar nga vendi nga kundërshtimi ndaj konfliktit ose nga frika se mos thirren për të luftuar.

Putin u tha punonjësve në një fabrikë tankesh në rajonin e Uraleve se dy fëmijë për familje ishte numri minimal nëse populli i Rusisë do të ruaj identitetin e vet.

“Nëse ne duam të mbijetojmë si një grup etnik  mirë, ose si grupe etnike që banojnë në Rusi  duhet të ketë të paktën dy fëmijë,” tha ai. Nëse çdo familje do të kishte vetëm një fëmijë, popullsia do të zvogëlohej, tha ai. “Dhe për t’u zgjeruar dhe zhvilluar, ju duhen të paktën tre fëmijë.”

Putin e deklaron veten mbështetës të “vlerave tradicionale” të bazuara në familjen, kombin dhe besimin e krishterë ortodoks. Gjatë 24 viteve të tij në pushtet, vendi ka kufizuar ashpër shprehjet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor dhe ka ndaluar “lëvizjen LGBT” si “ekstremiste”.

Rusia pësoi dy dekada rënie graduale të popullsisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, e përkeqësuar nga problemet kronike si alkoolizmi. Byroja shtetërore e statistikave vlerësoi popullsinë në 146.4 milionë në fillim të vitit 2023, nga gati 149 milionë 20 vjet më parë, por nga një minimum prej rreth 143 milionë midis 2007 dhe 2012.