Është mbyllur brenda 20 minutash seanca e sotme në Kuvend.
Mes zhurmës e kaosit deputetët e PD-së kanë miratuar ligjin për bastet.
Ligji mori 72 vota pro.
Edhe seanca e sotme ka pasuar të tjerat e muajve të fundit mes përplasjes së deputetëve të grupit Berisha-Bardhi me deputetët socialistë për komisionet hetimore dhe rregulloren e re të parlamentit.
Bastet rikthehen sërish në vend pas një ndalese disavjeçare e qindra të arrestuarve deri tani për baste të paligjshme.