Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari Blinken përfundon takimin me presidentin Begaj, drejtohet drejt Piramidës për takimin me të rinjtë


Përfundon takimi në Presidencë mes sekretarit amerikan Antony Blinken me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Tashmë takimi i radhës do të jetë me rreth 100 të rinj që janë përfitues të programeve amerikane në fushën e kulturës.

Më pas në agjendë është parashikuar takimi me kryeministrin Edi Rama, ku pas nënshkrimit të marrëveshjeve, pritet që të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët.