Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Antony Blinken gjatë konferencës për mediat, u pyetën për gazetarët edhe për situatën në Gaza, mundësisë për arritjen e një marrëveshje për armëpushim, amerikanët e kapur dhe të vrarë nga Hamasi dhe si propozimin për dy shtete.
Blinken tha se është punuar shumë që të arrihet në pikën aktuale, ku ka shpresë për një marrëveshje për armëpushim, ndërsa theksoi se prioritet është kthimi i pengjeve në shtëpi dhe trajtimi si duhet e shtetasve amerikan dhe jo vetëm.
Blinken: Qartazi nuk kam për të folur në emër të kryeministrit, apo t’ju them për këndvështrimet e tij. Ajo që mund t’ju them është se ne besojmë që duhet të ketë dhe do të mbetet prioritet që pengjet të kthehen në shtëpi. Kemi bërë shumë punë për të mbërritur në këtë pikë, kur ne mendojmë që mund të arrihet një marrëveshje.
Mendojmë se është e domosdoshme ta ndjekim këtë në mënyrë urgjente.
Këto gjëra do të ishin të mikëpritura nga personat në Gaza që po vuajnë cdo ditë. Sa i përket kohës, se si një gjë përshtatet të tjetra duhet t’ia bëni kryeministrit.
Sa i përket të ndaluarve, qytetarëve amerikanë që raportohet se janë vrarë, në radhë të parë i shprehim ngushëllime familjarëve të tyre.
Siguria e amerikanëve në të gjithë botën mbetet prioriteti numër një. Për rastin e dy të rinjve të vrarë duhet të hetohet me pas të shihet nëse ka vend për llogaridhënie.
Në mënyrë të përgjithshme në përpiqemi që njerëzit të trajtohen si duhet.
Ndërkohë kryeministri, Rama tha se vetmja zgjidhje e këtij konflikti është krijimi i dy shteteve, por që kjo të ndodhë duhet të ndodhin edhe shumë gjëra të tjera specifikoi ai.
Rama tha se Izraeli ka të drejtën e tij për t’u vetëmbrojtur, por nga ana tjetër shkatërrimi dhe humbjet e jetëve të palestinezëve është më shumë nga çmund të pranohet.
Rama: Në fakt në këndvështrimin tim është aspekti më i vështir politik për t’u trajtuar. Kohë më parë Shqipëria ka njohur Palestinës. KOhë më parë Shqipëria ka qenë Republikë Komuniste dhe diktatori jonë kishte lidhje me një nga zyrtarët e asaj kohë të Palestinës.
Nga ana tjetër ky është i vetmi vend në Evropë që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore se sa para saj dhe është një vend ky hebrenjtë qëndruan dhe nazistët nuk mundën të kapin asnjë hebre.
Situata është tragjike, sepse nga njëra anë Izraeli ka të drejtë për t’u vetëmbrojtur, por nga ana tjetër shkatërrimi dhe humbja e jetës së palestinezëve është shumë më shumë se cmund të pranohet nga përshkallëzimi i mëtejshëm.
E vetmja rrugë është zgjidhja me dy shtete. Por në këto situata ka shumë gjëra që duhet të ndodhin në të njëjtën kohë, jo vetëm një.
Reformimi i politikës palestineze, nevoja për një organizëm që do të përfaqësonte shoqërinë dhe do të ishte e besueshme për të bashkëbiseduar me palët e tjera dhe me vendet arabike së bashku me Turqinë që në fund të sigurohet që një shtet palestinez nuk do të shihej kërcënim për Izraelin.