Vendosni fjalën kyçe....

Takimet në Bruksel, Rama: Është koha që vendet kandidate të Ballkanit të sillen më pranë BE-së


Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, teksa mori pjesë në një konferencë të përbashkët me homologun e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, u ndal te çështja e integrimit. Ai tha se Bashkimi Europain dhe Ballkani Perëndimor duhet të gjejnë një mundësi për rrugëtimin e këtyre vendeve drejt BE-së.

“Ky është një lajm i mirë i ardhur nga organizëm shembulloj i kompleksit të institucioneve si komiteti i Ekonomisë që vendosi të marrë hapa të guximshëm duke u dhënë të gjitha vendeve kandidate mundësinë të jenë pjesë e komunitetit që përbëhet nga shtete anëtare. 

Ky është shembulli i parë të shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe se duhet të biem dakord me miqtë tanë në BE mbi qasjet e ndryshme për t’i bërë gjërat bashkë dukë na lejuar të jemi pjesë e hapësirave të dialogut, ndërveprimit e bashkëpunimit që kjo organizatë ofron për anëtarë.

Duke pasur vendet tona në Komitet në kuptimin e plotë pa të drejtë vote është ajo që duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për Ballkanin perëndimor që duhet të gjejë rrugën që rrugëtimi drejt anëtarësimit duhet të jetë rrugëtim bashkëpunimi dhe ndërveprimi organik që duhet të ofrohet nga BE.

Besoj se është koha që BE të kuptojë se vendet kandidatë të Ballkanit perëndimor nuk janë mjaftueshëm të pjekura por janë në një situatë ku meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë pa qenë domosdoshmërisht anëtar me të drejta të plota sic është qëllimi fundor i procesit”, u shpreh Rama.