Gjykata ka lënë në burg 39-vjeçarin me iniciale A. Ç., i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren S.A.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz ndërsa dyshohet se shkak për vetëflijimin e së resë është bërë një foto e publikuar nga i arrestuari në TikTok.
Ky i fundit e ka mohuar këtë gjë duke thënë se foton i a ka hedhur në rrjetin social një shok.