Disa rrugë do jenë të bllokuara sot për shkak të vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken në Tiranë. Po kështu në rrugët në fjalë do jetë i bllokuar edhe parkimi.
Ndalmi i qarkullimit do nisë mëngjesin e sotëm deri në orën 20 të mbrëmjes së nesërme kur parashikohet që zyrtari i lartë amerikan të largohet nga Shqipëria.
Parkimi do ndalohet në rrugët përreth Kryeministrisë, si: “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit.
Rrugët ku do ndalohet parkimi deri në orën 20 të mbrëmjes
“Faik Konica”
“Dervish Hima”
“Ismail Qemali”
“Gjergj Filipi”
“Lek Dukagjini”
“Rruga e Elbasanit”
“Papa Gjon Pali II”
Bulevardi “Bajram Curri”,
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
“Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese)
Ku ndalohet qarkullimi gaora 09:30 e mëngjesit deri në orën 12.30 dhe nga ora 17:30 deri në 20.00 të mbrëmjes
1-Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2-Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3-Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4-Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5-Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.