Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 16-vjeçarit me thikë nga bashkëmoshatarët, shtyhet seanca, familjarët kundër gjykimit të shkurtuar


Me tensione është shoqëruar seanca e sotme në Gjykatën e Gramshit lidhur me vrasjen e 16-vjeçarit Fatjon Bici, ngjarja e ndodhur më 16 maj 2023.

Teksa seanca është shtyrë për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese prej 3 gjyqtarësh, familjarët e të miturit që u vra me thikë nga bashkëmoshatarët kanë kundërshtuar gjykimi e shkuartuar.

Të arrestuar për krimin janë të miturit me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç. Ata akuzohen se kanë goditur me thikë Bicin, duke i shkaktuar vdekjen.