Alpinisti shqiptar Arben Shati ka ngjitur me sukses majën më të lartë në kontinentin Amerikan, majën Aconcagua me një lartësi prej 6968 metrash mbi nivelin e detit.
Për Arbenin nuk është sfida e parë e fituar në ngjitjen e majave sepse më parë ka ngjitur edhe majat më të larta në Europë si Mont Blanc që është i lokalizuar mes Francës, Italisë dhe Zvicrës, por edhe malin Elbrus që është mali më i lartë në Rusi dhe në Europë.
Në kontinentin Afrikan ka ngjitur majën e Kilimanxharos që është mali më i lartë ne Afrikë.
Me ngjitjen e malit Aconcagua në Argjentinë alpinisti shqiptar bëhet ndër alpinistët më të shquar shqiptarë.