Vendosni fjalën kyçe....

Amnistia penale, Ulsi Manja: Qasje pozitive për disa propozime të opozitës


Amnistia Penale javën tjetër kalon në komisionin e ligjeve dhe më pas do të shkojë për votim në seancë plenare, ku dhe duhen 84 vota por që PS nuk i ka.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja la të kuptohet se disa nga propozimet e bëra nga PD do të pranohen duke marrë kështu dhe votën e duhur për këtë pr/ligji

“Do ta përmbyllim javën që vjen këtë draft në komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancë ku duhen 84 vota. Janë depozituar disa amendamente të cilat do të shqyrtohen në komisionin e ligjeve javën tjetër dhe më pas në seancë. 

Për disa propozime që ka bërë opozita kemi qasje positive” tha Manja në një prononcim për median në përfundim të diskutimit që Ministria e Drejtësisë organizon me Forumin e Biznesit në kuadër të “Javës Kombëtare Ndërgjegjësuese në Mbrojtje të Viktimave të Krimit” tha Ulsi Manja.