Ish-kryeministri Berisha ftoi mbrëmjen e sotme nga dritarja një minutë heshtjenë nderim të Alexey Navalnyt, kreut të opozitës ruse që vdiq në burg.
Më tej ai tha se 20 shkurti, dita e protestës së paralajmëruar të opozitës do jetë dita e ngadhnjimit të qytetarëv e Shqipërisë.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit njerëzor, të guximit, kurajës, misionarë të shpresës dhe të ardhmes tonë. Një përshëndetje të përzemërt ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që shohin 20 shkurtin si ditën e ngadhënjimit, si ditën e triumfit të dinjitetit të qytetarit shqiptar, triumfit të Shqipërisë dhe kombit tonë. Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt. Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navaly do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij. Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen.” – tha Berisha.
Kreu i Rithemelimit ndodhet në arrest shtëpie pasi po hetohet për privatizimin e klubit Partizani, çështje për të cilën po hetohet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.