Vendosni fjalën kyçe....

Dosja “Buka”/ Gjykata e Posaçme pezullon me një vit procesin gjyqësor paraprak ndaj Arben Ahmetajt


Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”. 

Sipas informacioneve, Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeministri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij. Nga ana tjetër, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij Henrik Ligori ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrat e nevojshëm për këtë gjykim.

Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.