Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule theksoi se marrëveshja e sotme mes partive politike opozitare konsiston te dy arsye kryesore, siç janë vota e diasporës, dhe listat e hapura.
Po ashtu Dule tha se duhet të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore.
“Kjo është përgjigje pozitive ndaj një ftese për sinergji dhe për t;i parapritë asaj që ndodh në shoqëri, dëshirën për t’iu kundërvënë autokratinë. Themeli i demokracisë është vota. Nuk mund të ketë një jetë kulturore, shoqërore, respektim të drejtash dhe parimesh, nëse i gjithë sistemi nuk mbëhstet te vota e lirë.
Jemi vendi i vetëm, kandidat për BE që të organizojmë zgjedhje me standardet e kërkuara. Vazhdojmë të shkojmë drejt së keqes. Vendimi për votën e diasporës, apo dhe vendimi për listat e hapura, janë ende të pazbatueshme. Janë dy arsye themelore këto që na kanë bërë bashkë. Po ashtu na bashkon dhe kërkesa që të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore. Nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca, që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike.”, tha ai.