Vendosni fjalën kyçe....

Erkand Qerimaj e Kristi Ramadani i dhurojnë Shqipërisë 3 medalje argjendi në Evropian


Erkand Qerimaj ka marrë mbrëmjen e sotme medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, në peshën 81 kilogramë, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.

Sportisi e mbylli garën në këtë stil në vendin e dytë me 155 kilogramë.

Ndërsa në stilin e shtytjes Qerimjh arriti të mbyllë me sukses vetëm provën e parë duke e mbyllur dygarëshin në vendin e  katërt, jashtë zonës së medaljeve.

Dy medalje argjendi ka mundur të marrë edhe peshëngritësi Kristi Ramadani, në peshën deri në 81 kilogramë. Ai i mori medaljet në shtytje dhe dygarësh.

Evropiani i peshëngritjes po zhvillohet në kryeqytetin bullgar, Sofie.