Vendosni fjalën kyçe....

Firmoset marrëveshja mes partive opozitare për krijimin e konfederatës, Bardhi: Përçarja ka qenë dhurata më e mirë për Ramën


Përfundon takimi mes partive të opozitës me qëllim krijimin e konfederatës.

Në takim marin pjesë Partia Demokratike, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar.

Ndërkohë deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur pas takimit me partitë opozitare për krijimin e Federatës së opozitës të Bashkuar.

Bardhi tha se përçarja e opozitës ka qenë dhurata më e mirë për Ramën dhe se janë bërë bashkë për të mundur ‘regjimin’ e Ramës, siç ai e cilëson.

“Biem dakord gjithë që kjo është një ditë e mirë për opozitën. Pas bashkimit në diveristet të PD, sot kemi edhe bashkimin e të gjitha forcave që janë deklaruar në opozitë, duke formalizuar federatën e opozitës së bashkuar. Në dy vite opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm në raport me atë që presin qytetarët, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzim regjimin e Ramës dhe për t’u bërë alternativë serioze”, tha Bardhi.