Vendosni fjalën kyçe....

Hakerat nga Kina, Rusia e Irani po përdorin Inteligjencën Artificiale – Microsoft


Hakerët e mbështetur nga shteti nga Rusia, Kina dhe Irani kanë përdorur mjete nga OpenAI e Microsoft për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të mashtruar objektivat e tyre, sipas një raporti.

Microsoft tha në raportin e tij se kishte gjurmuar grupe hakerash të lidhura me inteligjencën ushtarake ruse, Gardën Revolucionare të Iranit dhe qeveritë kineze dhe koreano-veriore teksa përpiqeshin të përsosnin fushatat e tyre të hakerimit duke përdorur modele të mëdha gjuhësore.

Këto programe kompjuterike, të quajtura shpesh inteligjencë artificiale, bazohen në sasi të mëdha teksti për të prodhuar përgjigje njerëzore.

Kompania e njoftoi zbulimin teksa vendosi një ndalim të plotë për grupet e hakerave të mbështetura nga shteti që përdorin prodhimet e saj të AI.

“Pavarësisht nëse ka ndonjë shkelje të ligjit apo ndonjë shkelje të kushteve të shërbimit, ne thjesht nuk duam ata aktorë që kemi identifikuar, që i gjurmojmë dhe e dimë se kryejnë kërcënime të llojeve të ndryshme. Ne nuk i duam ata që të kenë qasje në këtë teknologji,” tha nënkryetari i Microsoft për Sigurinë e Klientit Tom Burt për Reuters në një intervistë përpara publikimit të raportit.

Zyrtarët diplomatikë rusë, koreano-veriorë dhe iranianë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Pretendimi se hakerat e mbështetur nga shteti janë kapur duke përdorur mjete AI për të ndihmuar në rritjen e aftësive të tyre të spiunazhit ka të ngjarë të nënvizojë shqetësimet për përhapjen e shpejtë të teknologjisë dhe potencialin e saj për abuzim.

Zyrtarët e lartë të sigurisë kibernetike në Perëndim kanë paralajmëruar që nga viti i kaluar se hakerat po abuzonin me mjete të tilla, megjithëse specifikat deri tani kanë qenë të pakta në terren.