Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca në Mynih, Rama takohet me zv.presidentin e KE: Folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor


Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, është takuar në Mynih të Gjermanisë me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian.

Rama shkruan se me të ngarkuarin me punë për Buxhetin dhe Administrimin, kanë folur mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor

“Mynih – Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në Facebook.