Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pensionistët dhe grupet në nevojë janë varfëruar, do propozojmë iniciativë ligjore


Partia e Lirisë ka zhvilluar tryezën për pensionistët dhe personat në nevojë.

Kreu i PL Ilir Meta ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me marrëveshjen me Italinë për pensionet, duke e vlerësuar, por ka theksuar se qeveria vepron me standarde të dyfishta, pasi njeh kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit të pensioneve të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit.

“Për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie Partia e Lirisë do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë, pavarësisht se kanë më pak se 15 vite gjithsej pune sipas kontributit te tyre”, tha Meta.

Fjala e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta:

Kategoria sociale e shoqerise me e diskriminuar mbeten pensionistet te te gjitha kategorive te cilet mbasi kane kontribuar me disa dekada perballohen me nje mase te ulet te pensionit dhe nje kosto te larte te jeteses.

Pensionistet dhe grupet ne nevoje jane varferuar me shume si per shkak te mos rritjes te duhur te pensioneve dhe perfitimeve sociale, te rritjes se cmimeve, dhe kujdesit te munguar shendetesor

  1. Rritja e diferencuar e pensioneve po te krahasojmë periudhën 2002-2013 dhe 2013-2023

Ndermjet dy periudhave rritja e pensioneve eshte shume here me e larte ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023. Po te krahasojmë dy periudhat e rritjes se pensioneve, tregohet se :

Pensionet e pleqërisë ne zonat urbane janë rritur 3.6 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet e pleqërisë ne zonat rurale janë rritur 6.4 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet e invaliditetit ne zonat urbane janë rritur 1.5 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

 Pensionet e invaliditetit ne zonat rurale janë rritur 5.1 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet familiare ne zonat urbane janë rritur 2.3 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet familiare ne zonat rurale janë rritur 3 here ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023 ne te cilne janë ulur rreth -23%.

Rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013

 Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 9.3 % ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 6.3% ne vit.

Pensionet familiare ne qytet ne tete vite u rriten mesatarisht ne 6.7% ne vit.

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 23.1% ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 27.4% ne vit.

Pensionet familiare ne fshat ne tete vite u rriten mesatarisht ne 24.3% ne vit

Rritja e pensioneve ne periudhën 2013-2023

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 2.6 % ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 4.2% ne vit.

Pensionet familiare ne qytet ne dhjete vite u rriten mesatarisht ne 2.9% ne vit.

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 3.6% ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 5.4% ne vit.

Pensionet familiare ne fshat ne dhjete vite u zvogëluan mesatarisht ne -2.3% ne vit.

2.Cfare ka mbuluar rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Nga te dhënat e Fondit Monetar Nderkombetar sepse INSTAT ka bllokuar informacionin statistikor kemi krahasuar rritjet e pensioneve e pleqërisë ne zonat urbane dhe ne zonat rurale ne dy periudhat ne raport me rritjen e çmimeve dhe rritjen ekonomike nga mund te gjykojmë me fakte te plota mungesën e përgjegjësisë dhe kujdesit te Qeverise aktuale

Ne periudhën 2005 – 2013 inflacioni ne tete vite rezulton te jete 20% dhe rritja reale ekonomike ne 40%.

  1. Ne kete periudhe rritja e pensioneve te pleqërisë ne zonat urbane ne tete vite eshte 74%, rritje qe ka mbuluar rritjen e çmimeve dhe njëkohësisht ka perfshire rritjen reale ekonomike. Po ne kete periudhe rritja e pensioneve te pleqërisë ne zonat rurale eshte 184% duke tejkaluar se bashku indeksin mesatar te çmimeve, përfshi dhe indeksin e cmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, po ashtu dhe rritjen reale ekonomike.
  1. Ne periudhën 2013-2023 inflacioni ne dhjete vite rezulton ne jete 30% dhe rritja reale ekonomike ne 35.5%. Ne kete periudhe rritja e pensioneve ne qytet eshte vetëm 25.6%,, ndersa pensionet e pleqërisë te fshatit jane rritur ne kete periudhe 36%. Keto rritje nuk kane mbuluar indeksin e cmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, po ashtu dhe përftimin nga rritja reale ekonomike.
  1. Sa duhet te ishte rritja e pensioneve te pleqërisë nga rritja e çmimeve si dhe përfitimi nga rritja reale e ekonomisë

Ka disa vite qe spiralja e çmimeve nuk ndalet. Ne veçanti ne vitet e fundit çmimet e artikujve ushqimore ne vazhdimësi po tregojnë nje rritje dy shifrore.

Ne periudhën 2013-2023 rritja e çmimeve te artikujve ushqimore dhe pije eshte 59.1%. Pesha e shpenzimeve per ushqime ne te ardhurat e tyre eshte 59%.

Per kete periudhe indeksimi i masës se pensionit te pleqërisë do te duhej te ishte rreth 40% per te mbuluar rritjen e çmimeve përfshi te atyre ushqmore. Kur nderkohe indeksimi i pensioneve ne qytet eshte vetëm 25.6% dhe ne zonat rurale eshte 36%.

Qeveria do te duhet te konsideronte ne rritjen e pensionit gjithashtu dhe rritjen ekonomike ne periudhën 2013–2023 ne masën 35.5%. Ne total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do te duhej te ishte ne 75.5% ne fund te vitit 2023 krahasuar me fund vitin 2013. Kjo do te thotë qe pensioni i pleqërisë ne fund te vitit 2023:

Ne zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do te duhej te ishte ne nivelin 26332 leke ne muaj kur nderkohe eshte 18842 leke.

 Ndersa ne zonat rurale pensioni i pleqërisë do te duhej te ishte ne nivelin 14477 leke ne muaj kur nderkohe eshte 11239 leke ne muaj.

Qeveria i ka borxh sejcilit pensionist ne zonat urbane mesatarisht ne cdo muaj 7489 leke dhe ne zonat rurale ne 3238 leke per shkak te mos indeksimit te plote mbi bazën e inflacionit te artikujve ushqimore dhe rritjes se munguar te pensionit nga rritja ekonomike.

  1. Pensionistet jetojnë ne kushtet e varfërisë absolute

Sipas velresimit te Bankes Boterore nje person me te ardhura ne 6.85$ ne dite konsiderohet ne kushtet e varfërisë absolute. Nje mase e madhe pensionistesh ne zonat urbane dhe rurale jetojnë ne kushtet e varfërisë.

Nje pension mesatar mujor pleqërisë ne zonat urbane ne masën 18842 leke ne muaj eshte i barabarte me 6.38 $ ne dite, dhe ne zonat rurale ne masën 11239 leke ne muaj eshte i barabarte me 3.8$ ne dite

Nje pension mesatar mujor i invaliditetit ne zonat urbane ne masën 17130 leke ne muaj eshte i barabarte me 5.86 $ ne dite, dhe ne zonat rurale ne masën 8992 leke ne muaj eshte i barabarte me 3.04 $ ne dite.

Nje pension mesatar mujor familiar ne zonat urbane ne masën 8816 leke ne muaj eshte i barabarte me 2.98 $ ne dite, dhe ne zonat rurale ne masën 2429 leke ne muaj eshte i barabarte me 0.82 $ ne dite.

5. Nje indeks tjeter i rendesishem eshte shkalla e zëvendësimit si raport i mases se pensionit me pagen minimale ne shkalle vendi dhe me pagen mesatare eshte perkeqsuar vit pas viti.

Ne vitin 2014 masa e pensionit mesatar te pleqerise ne qytet ishte 67 % e pages minimale dhe 32% e pages mesatare.

 Ndersa masa e pensionit ne zonat rurale ishte rreth 34% e pages minimale dhe 16% e pages mesatare.

Ne fund te tremujorit te trete te vitit 2023 masa e pensionit mesatar te pleqerise ne qytet ishte 47% e pages minimale dhe 26% e pages mesatare.

 Ndersa masa e pensionit ne zonat rurale ishte rreth 28% e pages minimale dhe 15% e pages mesatare ne fund te tremujorit te trete te vitit 2023.

  1. Nje diference e theksuar e mases se pensionit mesatar si dhe shkalles se zevendesimit krahasuar me vendet e rajonit

Masa e pensionit ne Shqiperi eshte 1.9 here me e ulet se ne Kosove, 2 here me ulet se ne Maqedonine e Veriut, 2.4 here me e ulet se ne Serbi, dhe 2.6 here me e ulet se ne Malin e Zi.

Masa e pensionit mesatar te pleqerise (urbane dhe rurale) ne fund te vitit 2023 ne Shqiperi eshte 163 Euro, dhe paga mesatare bruto 662 Euro, ndersa shkalla e zevendesimit kundrejt pages mesatare eshte 24.5%

Masa e pensionit mesatar te pleqerise ne vitin 2023 ne Kosove eshte 309 Euro, dhe paga mesatare bruto eshte 643 Euro, ndersa shkalla e zevendesimit kundrejt pages mesatare eshte 48.0%

Masa e pensionit mesatar te pleqerise ne Malin e Zi ne vitin 2023 eshte 425 Euro, dhe paga mesatare bruto eshte 1018 Euro, ndersa shkalla e zevendesimit kundrejt pages mesatare eshte 41.7%

Masa e pensionit mesatar te pleqerise ne Maqedonine e Veriut ne vitin 2023 eshte 320 Euro, dhe paga mesatare bruto eshte 886 Euro, ndersa shkalla e zevendesimit kundrejt pages mesatare eshte 36.1%

Masa e pensionit mesatar te pleqerise ne Serbi ne vitin 2023 eshte 390 Euro, dhe paga mesatare bruto eshte 1057 Euro, ndersa shkalla e zevendesimit kundrejt pages mesatare eshte 36.9%

   7. Jo vetem masa e pensionit ne nivele minimale per te perballuar koston e jetes por dhe mungesa e kujdesit shendetesor e kane renduar me tej situaten e tyre ekonomike dhe sociale

Nje nga aspektet me delikate te jetes se pensionisteve eshte trajtimi shendetesor. Funksionimi i sistemit shendetesor aktual tregon qarte mungesa teper serioze me te cilat perballen pensionistet,

Partia e Lirise dhe grupi i saj i eksperteve shendetesore propozojne:

Mbulimin e plote financiar te te gjithe barnave, qe perdoren nga pensionistet dhe te pershkruara me recete mjeksore.

Mbulimin e te gjitha sherbimeve mjeksore dhe te infermerise ne banese per te pensionistet me probleme shendetesore.

Dhenien e sherbimit mjeksor me prioritet per pensionistet per evitimin e pritjeve te gjata ne qendra shendetesore apo spitale.

Sigurimin e sherbimeve mjeksore pa pagese per reabilitimin dhe fizioterapine per pensionistet me semundje invalidizuese.

Sigurimin pa pagese te materialeve mjeksore te trajtimit te pacienteve pensioniste ne banese si dhe artikujve mjeksore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), qe mundesojne levizjen dhe pavaresimin jetesor te pensionisteve.

Zbatimin e detyruar te protokolleve te geriatrise ne qendrat shendetesore per pacientet pensioniste.

  8. Mjaft qendrime kontradiktore dhe te dyfishta per njohjen e kontributeve te pensioneve per kontribuesit

Dhe ne fund te kesaj tryeze Partia e Lirisë gjykon ne ngreje nje shqetsim ne lidhje me qendrime te ndryshme per njohjne e kontributeve. Partia e Lirise ka pershendetur nënshkrimin e shumëpritur të marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Një hap i madh dhe arritje e merituar, por shumë e vonuar, produkt i mbi 15 viteve negociata dhe përpjekje të gjithanshme, jo vetëm shtetërore por sidomos të vetë shqiptarëve dhe organizatave të tyre në Itali që prej 32 vitesh kanë ushtruar presionin e tyre pozitiv dhe e kanë nxitur përmbushjen e kësaj të drejte themelore ekonomike që ju takonte.

Ne urojme që ky hap të përshpejtojë procesin edhe për finalizimin sa më parë të marrëveshjes së ngjashme me Greqinë, si edhe me vende të tjera, ku shqiptarë, që prej dekadash u mohohet kjo e drejtë, që duhet të përfitohet sa më parë.

Por ajo çfarë e nxjerr zbuluar hipokrizinë e Qeverisë shqiptare që vrapon të marrë suksesin për arritjen e kësaj marrëveshjeje, kur ndërkohë nuk ka 10 vite por 15 vite që negociohet, është e vërteta e madhe dhe e hidhur e përjashtimit të padrejtë nga skema e pensioneve të mijëra qytetarëve në vendin tone.

Teksa shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për Qeverisë e Italisë për miratimin e kësaj marrëveshjeje dhe për fleksibilitetin e treguar ndaj shtetasve shqiptarë, konstatojmë me keqardhje se Qeveria e Shqipërisë i ka braktisur dhe përjashtuar nga skema e pensionit dhe përfitimit të gjithë ata qytetarë që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë kontribuar më pak se 15 vite pune.