Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Mete: Borxhi publik ka pësuar rënie në 59.2% në fund të vitit 2023


Sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë u mikëprit mbledhja e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB). Ky takim i organizuar nën kujdesin e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, mbledh së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konsistituence dhe zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat aktuale me të cilat po përballen ekonomitë e këtyre vendeve dhe përqasjet sa më eficiente dhe të koordinuara me qëllim zhvillimin e tyre. Gjithashtu përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve lidhur me sfidat globale si, luftrat dhe konfliktet, rritja e frekuencave te fatkeqesive natyrore, shtimi i varferise dhe pabarazise dhe hapat qe ata po ndermarrin per ti trajtuar keto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshme të ekonomive të vendeve.

Çështje të tjera të trajtuara sipas programit u lidhën me hapesirat e që krijohen nga zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve energjetike dhe minerare në mbështetje të progresit ekonomik. 

Ministri u shpreh se edhe në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

Mete vuri në dukje se borxhi publik jo vetëm që zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit. duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon.

Ministri Mete theksoi se po punohet për finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së. Pjesë e reformave të Menaxhimit të Financave Publike është edhe Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, për të cilën kemi punuar së bashku me FMN-në për të përmirësuar administrimin fiskal dhe efektshmërinë e politikave tatimore.

“Është kënaqësi të mikëpresim për herë të parë në Shqipëri këtë takim të konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Këto janë takime që i shërbejnë diskutimeve mbi zhvillimet e fundit në vendimmarrjet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si edhe shkëmbimit të mendimeve në lidhje me sfidat me të cilat përballen ekonomitë e vendeve tona.

Uroj që gjatë këtyre ditëve të keni mundësinë të njihni më nga afër vendin tonë, ashtu siç bënë mbi 10 milionë turistë që vizituan Shqipërinë gjatë vitit të kaluar. Siç e përmendi Guvernatori, turizmi është kthyer në një mbështetës të fortë të zhvillimit dhe rritjes ekonomike për ne, ashtu siç ka qwnë prej vitesh për shumicën e vendeve të pranishme në këtë takim. Kontributi i këtij sektori, krahas sektorëve të tjerë, ka qwnë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare në përballje me një seri goditjesh, ku veç pandemisë dhe efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, vendit tonë iu desh të përballej edhe me pasojat e një tërmeti shkatërrues të vitit 2019. 

Edhe në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

Kemi pasur një ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit, të ardhurave dhe investimeve të huaja. Standard and Poor’s në fund të vitit të kaluar rishikoi perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive.

Borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon.

Jemi angazhuar së fundmi në finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së, negociata në të cilat kemi pasur vlerësime shumë pozitive nga Komisioni.

Rekomandimet që kanë rezultuar nga këto negociata, së bashku me grupin e reformave që presim të dakordësojmë me Komisionin, si pjesë e Planit të Rritjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor besoj do të jenë shtysa të rëndësishme për integrimin e tregjeve, përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe konvergjencës së rajonit me vendet e BE-së. 

Pjesë e reformave të Menaxhimit të Financave Publike është edhe Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, për të cilën kemi punuar së bashku me FMN-në, me synim përmirësimin e administrimit fiskal dhe efektshmërinë e politikave tatimore. Në dinamikat komplekse të zhvillimeve gjeopolitike apo edhe rajonale, është e rëndësishme të forcojmë rezervat për t’u përballur më me efektshmëri me sfidat e ardhshme. 

Objektiv mbetet arritja e një rritjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, por tashmë edhe të gjelbër. Shqipëria dhe rajoni janë në një pozicion të favorshëm për të realizuar veçanërisht këtë të fundit. Ne kemi vendosur objektivin e transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë, bazuar në zgjerimin e burimeve të rinovueshme dhe synojmë të zgjerojmë investimet e qëndrueshme në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke adoptuar një kuadër efektiv të taksonomisë së gjelbër.

Për një rritje gjithëpërfshirëse, kemi nisur një diskutim të thelluar me Bankën Botërore për analizimin e komponentëve të mbrojtjes sociale, me objektivin për të ndërmarrë një qasje reformuese edhe ndaj sistemit të pensioneve.

Gjithashtu, politikat ndaj mbrojtjes së kapitalit njerëzor dhe nxitjes së punësimit mbeten thelbësore, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë. Kemi vendosur po ashtu si objektiv inovacionin, digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, që është edhe një nga temat e diskutimit sot dhe do të jetë një nga elementët që e ardhmja dikton ta vëmë në funksion të rritjes së produktivitetit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Të nderuar Ministra dhe Guvernatorë,

Sfidat për të cilat diskutojmë nuk janë të reja, as të veçuara, madje janë shumë të ndërlidhura mes vendeve, pavarësisht madhësisë së tyre. Në këtë frymë, mendoj se ndarja e mendimeve sot dhe shkëmbimi i eksperiencave do t’i vlejë adresimit sa më efektiv të këtyre sfidave.”, tha Mete.