Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Bashkimi, e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e Shqipërisë


Marrëveshjen mes partive politike Flamur Noka e ka cilësuar si një mesazh të fortë që vjen para protestës së 20 shkurtit.

Ai tha se bashkimi është e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e vendit..

Noka: Dua të përshëndes në emër të PD 3 iniciatorët për krijimin e këtij fronti të bashkuar opozitar. Kjo vjen në një moment të vështirë e delikat të vendit dhe demokracisë. Kjo dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rendë politike e jo vetëm, që regjimi i Ramës ka fut Shqipërinë. Bashkimi i opozitës në përputhej dhe respekt të votës që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Bashkimi opozitës po ndodh disa ditë para protestës së madhe të ftuar nga PD, tashmë nga opozita.

Bashkimi që ndodh është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit.

Është sinjal për Ramën se ne përpjekjeve të tij për të rrëzuar pluralizmin do ti përgjigjemi në cdo formë e mënyrë, e më cdo armë të mosbindjes civile.

Bashkimi i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit. Bashkimi e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e SHQIPËRISË.

Bashkimi është nevojë kombëtare.