Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtohen 10 ditë Elda Hoti dhe Vokshi: Rama urdhëron 4 gra që të përjashtojnë dy deputete


Pas kërkesës së Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë deputetet e Rithemelimit Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë në Kuvend.

Gjatë seancës së një dite me parë, Albana Vokshi nuk lejoi deputetin Arbi Agalliu që të fliste në foltore, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi mikrofonin Arbi Agalliut.Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar pas përjashtimit të saj për 10 ditë nga Kuvendi.

Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.

“Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij… Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…“, -shkruan Vokshi.