Vendosni fjalën kyçe....

SHBA reagon për vdekjen e Navalny-t, Blinken: Fiksimi dhe frika e një burri, nënvizon dobësinë dhe kalbjen e sistemit që ka ndërtuar


Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ka reaguar pas lajmit të vdekjes në burg të kritikut më të ashpër të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, lider i opozitës ruse.

Blinken e konsideroi Rusinë përgjegjëse për vdekjen e tij, nëse raportet e deritanishme, rezultojnë të vërteta, teksa shtoi se vdekja e tij në burg tregon frikën dhe dobësinë e presidentit Putin.

“Ne kemi parë raportet nga Rusia për vdekjen e Alexei Navalny. Për më shumë se një dekadë, qeveria ruse, Putin, e ka persekutuar, helmuar dhe burgosur atë.

Para së gjithash, nëse këto raporte janë saktë, ngushëllimet dhe lutjet tona shkojnë për gruan dhe familjen e tij. Përtej kësaj, vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një burri, vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar.

Rusia është përgjegjës për këtë, ne do të flasim me shumë vende të tjera për Alexei Navalny, veçanërisht nëse këto raporte dalin të vërteta”, shprehet Blinken.