Pas lajmit se opozitari rus, Alexei Navalny ka ndërruar jetë në burg, ka ardhur reagimi i parë nga nëna e tij, Lyudmila Navalnaya.
Ajo është cituar nga gazeta “Navaya Gazeta” se djali i saj ishte shumë mirë dhe i lumtur kur u takua për herë të fundit më 12 shkurt.
Gazeta shkruan se nëna e tij reagoi në facebook duke u shprehur:
“Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim. E pamë atë në burg më 12 shkurt, në një takim Ai ishte gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur!”.