Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka thumbuar grupin e Bashës teksa shkruan se ata mendojnë ende se rruga e bashkimit nuk është e duhura.
Në një shënim në rrjetet sociale, ai u çel derën dhe u lë mundësinë e bashkimit me pjesën tjetër teksa shkruan se ata duhen ndërgjegjësuar që të bashkohen me pjesën tjetër në betejën kundër kryeministrit Rama e qeverisjes së tij.
Ai thekson se PD-ja e bashkuar mund ta mundë të keqen dhe u bën thirrje deputetëve demokratë e qytetarëve që të vijnë masivisht në protestën e 20 shkurtit para kryeministrisë.
“Besimplotë dhe i inkurajuar nga takimi me demokratët e Elbasanit. Ka një pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një detyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Ti ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. 20 Shkurti është dita ku shqiptarët do të japin mesazhin se e duan këtë vend. Mbetet detyrë e jona të luftojmë dhe të jemi në pritshmëritë që shqiptarët kan për Partinë Demokratike. Sa herë jemi bashkuar kemi treguar se e mundim të keqen. Të bëhemi bashkë ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë. Të nisim një rrugëtim për një Shqipëri pa krim dhe korrupsion, për një qeveri të qytetarëve!” – shkruan Bardhi.