Vendosni fjalën kyçe....

Garda Ceremoniale e FSK-së ngre flamurin shtetëror në oborrin e Qeverisë


Për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë, Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Qeverisëm, ka bërë ngritjen e flamurit shtetëror, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ditës nën organizimin e Qeverisë së Kosovës janë paraparë një varg aktivitetesh.

Në ora 09:10, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti do të vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Të dy gjithashtu do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30 dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.