Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli qëndron pas sulmeve ndaj tubacioneve iraniane të gazit – NY Times


Izraeli kreu sulme klandestine kundër dy tubacioneve kryesore të gazit natyror në Iran këtë javë, duke shënuar një përshkallëzim të përplasjes disavjeçare midis dy shteteve, ka raportuar Neë York Times.

“Izraeli ka shënjestruar prej kohësh objekte ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, por sulmet e kësaj jave në infrastrukturën energjetike shënuan një përshkallëzim në luftën e fshehtë dhe duket se hapin një kufi të ri”, shkroi NYT, duke cituar zyrtarë perëndimorë.

Burimet anonime të gazetës ia atribuuan gjithashtu një incident të veçantë sabotimit izraelit, një shpërthim që tronditi një fabrikë kimike në periferi të Teheranit të enjten, për të cilin zyrtarët  vendas thanë se ishte aksident.

Dy tubacionet e gazit kalojnë për më shumë se 1,000 kilometra dhe mbajnë rreth 2 miliardë metra kub. Shpërthimet pezulluan përkohësisht rreth një të gjashtën e prodhimit ditor të gazit natyror të Iranit, duke shkaktuar ndërprerje lokale.

Ndërsa Irani ka thënë se dëmi ishte i vogël dhe riparimet përfunduan të mërkurën në mbrëmje, sulmet ishin një “paralajmërim i ashpër” i dëmit që mund të shkaktonte Izraeli, tha një nga burimet e NYT.

Duke pasur parasysh largësitë e mëdha dhe terrenin e larmishëm që qarkullojnë tubacionet dhe patrullat e rregullta iraniane, njohuritë e brendshme të sistemit do ishin të nevojshme për të kryer sabotimin, tha një zyrtar iranian për gazetën.