Vendosni fjalën kyçe....

Kosova 16 vjet pavarësi, Kuvendi seancë solemene, Qeveria mbledhje festive


Kosova shënon sot 16-vjetorin e pavarësisë. Për ta shënuar këtë përvjetor, do të mblidhen edhe Kuvendi i Kosovës edhe Qeveria, raporton Express.

Qeveria do të mbajë mbledhje festive, me fillim nga ora 08:00. Ndërkohë, Kuvendi do të mbajë seancë solemne në orën 12:00.

Më pas, në orën 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.