Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas dënimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët shqiptarë.
Vasili shprehet se Prokuroria e Posaçme duhet të thërrasë kryeministrin Edi Rama, lidhur me këtë çështje.
Ai tha se SPAK duhet të lërë mënjanë deklaratat mediatiko politike dhe të ndjekë shembullin e drejtësisë amerikane për të bërë minimalisht detyrën që i përket.
Reagimi i Vasilit:
Rasti McGonigal, fytyra e shtrember e SPAK perpara pasqyres se Drejtesise Amerikane!
McGonigal u denua dje per korruptimin e tij nga Edi Rama.
Drejtesia gjoja e re eshte sot ne diten e saj me te zeze perballe pasqyres se pameshirshme te drejtesise amerikane.
SPAK ose Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar, e ka korrupsionin te vertetuar dhe te denuar perpara syve pas denimit qe Drejtesia Amerikane dha per McGonigal.
Drejtesia amerikane me pergjegjshmeri ligjore dhe shpejtesi denoi zyrtarin e larte te FBI sepse u korruptua nga Edi Rama.
Ndersa SPAK i ngritur per kete detyre, qe te luftoje korrupsionin, as nuk guxon te therrase Edi Ramen korruptuesin e certifikuar te McGonigal.
SPAK te lere menjane deklaratat mediatiko politike, por i mjafton te ndjeke shembullin e drejtesise amerikane per te bere minimalisht detyren per te cilen eshte ngritur.
Drejtesia amerikane u ngrit ne kembe per nje zyrtar te korruptuar, ndersa SPAK mbyll syte dhe lodhet e mundohet qe te gjeje lloj lloj alibish per te mos hetuar kryekorruptuesin e McGonigal, qe eshte Kryeministri i Shqiperise Edi Rama.
Askujt nuk duhen gje fare metaforat me “heronj” te SPAK, apo pershendetjet politike dhe gjoja mbeshtetja per SPAK, por rezultatet e tij.
Mbyllja e syve, lidhja e duarve dhe qepja e gojes perpara korrupsionit dhe shkeljeve te ligjit nga Edi Rama e hedh me kembe perpjete besimin dhe kredibilitetin e SPAK.
Eshte faqe e zeze qe qytetare te shumte thone pas denoncimeve te bera ne SPAK me fakte e dokumente se: “keni te drejte por SPAK nuk i ben gje Rames”.
Ky eshte mendimi i qytetareve per SPAK, te cilin rasti McGonigal e ka asgjesuar krejt, sepse perpara pasqyres se drejtesise amerikane fytyra e SPAK del me e shtrember se kurre!