Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar


Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba paralajmëroi të shtunën se “epoka e paqes” në Evropë ka marrë fund, duke u kërkuar partnerëve të Kievit të rrisin prodhimin ushtarak.

“Për ata që nuk duan të gjejnë dhe të shpenzojnë para për prodhimin e armëve, epoka e paqes në Evropë ka marrë fund”, tha Kuleba gjatë një paneli diskutimi në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Duke folur për gjendjen e furnizimit me municione në Ukrainë, Kuleba tha se ka dy çështje në këtë drejtim: e para është “sasia dhe qëndrueshmëria” e furnizimit dhe e dyta është dërgesat me seri.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës vijoi të thotë se ata kanë nevojë për më shumë municion artilerie dhe se pavarësisht se dronët janë bërë “pjesë e lojës”, ata nuk do e zëvendësojnë municionet e artilerisë.

Duke treguar se Ukraina ka rritur prodhimin e gjithçkaje që mundet, ai u bëri thirrje partnerëve të Ukrainës që të rrisin prodhimin dhe të investojnë në linja të reja prodhimi, si dhe të pranojnë se Rusia nuk mund të “paqësohet” apo “të qetësohet”.