Një grup të rinjsh në Tiranë ndezin qirinj në nder të Navalnyt


Një grup të rinjsh në Tiranë kanë ndezur qirinj në nder të Alexei Navalnyt, udhëheqësit të opozitës ruse i cili vdiq ditën e djeshme në një burg rus në Siberi.

Ata janë grumbulluar në “Sheshin Skënderbej” ku kanë ndezur qirinj pranë fotos së Navalnyt.

Ditën e djeshme, të gjithë krerët politikë të vendit dënuan vdekjen e Navalnyt duke bërë përgjegjës presidentin rus Putin.