Bolonja ka treguar edhe këtë jave se forma e saj e mirë këtë sezon nuk është surpriza e Seria A.
Skuadra e drejtuar nga Thiago Motta mundi me përmbysje në Romë, Lazion me rezultatin 1-2.
Isaksen shënoi i pari për Lazion në minutën e 18’, ndërsa barazimi për Bolonjën erdhi nga këmbët e El Azzouzi në minutën e39’.
Më pas në minutën e 78’ Zirkizee shënoi golin e dytë dhe të fitores për Bolonjën.
Me këtë fitore Bolonja renditet në vendin 5 me 45 pikë duke ndjekur Atalantën me aq pikë por me një ndeshje më pak. Ndërsa Lazio renditet në vendin e tetë në Seria A.